KF Murlani ka bere nje hap te gabuar diten e sotme duke pesuar humbjen e pare ne kampionat dhe ajo çfare eshte me e keqja, ne nje ndeshje ku nuk e kishte menduar humbjen. Per me teper, nga menyra si u zhvillua loja. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e javes se katert te kampionatit qe u luajt sot ne Kamez dhe qe u fitua 4-3 nga Spartaku.
Futbollistet shkodrane kane bere nje pjese te pare te shkelqyer duke e mbyllur ate ne shifrat 3-1. Per Murlanin shenuan Djepaxhia ne minuten e 11-te, Kaçulela ne ’35 dhe Sabian Kraja ne ’45.
Me kete rezultat u duk se fitorja do te ishte e sigurte, por duket se kjo gje i ka bere dem. Skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka kaluar ne vetekenaqesi dhe per rrjedhoje ne pjesen e dyte ka çuar dem gjithçka.
Spartaku ka perfituar nga kjo gje dhe ka shenuar njeri pas tjetrit tre gola duke fituar ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 4-3.
Me kete rezultat dy ekipet jane barazuar ne renditje me nga 9 pike, po aq sa ka bere edhe Luftetari dhe per rrjedhoje pritet te jete nje gare e forte ne mes ketyre tre ekipeve per ngjitjen ne kategorine e dyte.
Këtë sezon, sipas rregullores së FSHF-së, ekipet që pozicionohen në vendet 1 dhe 2 të Kategorisë së Tretë, ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë. Ndërsa vendi i tretë bën një ndeshje “play off” me skuadrën që humbet në finalen mes vendeve të parafundit në grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë.
KATEGORIA E TRETË
Java 4 (1-2 prill)
Kinostudio-AF Luftëtari 2-5
Spartaku-Murlani 4-3
Osumi-Drini 4-2