Te shtunen do te rikthehen per t’u luajtur serish ndeshjet e kampionatit kombetar te futbollit te femrave teksa Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur te vazhdoje kalendarin me ndeshjet e javes se fundit te fazes se pare.
Ne fushen sportive te Barbullushit, pikerisht ne pren 10.30 do te luhet ndeshja ne mes ekipit vendas te KF Murlanit dhe Tirana AS. Vajzat e drejtuara nga trajneri Arben Parmeza padyshim qe do te kerkojne fitoren ne kete takim.
Me marrjen e pese lojtareve braziliane, Murlani eshte forcuar ndjeshem, por nga ana tjeter mesohet se nga rradhet e tij eshte larguar nje nga lojtaret kryesore te tij.
Behet fjale per sulmuesen Anela Vishkulli e cila me 11 gola te realizuar ne ndeshjet e kaluara eshte njekohesisht edhe golashenuesja me e mire e ekipit. Ende nuk eshte e qarte nese ajo eshte larguar vete apo e kane larguar drejtuesit e klubit.
Por Vishkulli nuk ka mbetur pa skuader per shume kohe sepse ka qene ekipi i Tiranes qe e ka bere menjehere pjese te tij per gjysmen e dyte te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/