Vendi i peste qe mban aktualisht ne renditje dhe per me teper ecuria shume e mire e ekipit ne ndeshjet e fundit te ketij viti, ka bere qe drejtuesit e KF Murlani te mendojne per perforcime te rendesishme ne merkaton e janarit.

Per kete arsye, prej disa ditesh me ekipin eshte jane duke u stervitur 5 futbolliste braziliane te cilet do te provohen nga ana e stafit teknik dhe ne fund do te jete trajneri Xhahysa qe do te vendose per ta.

Deri ne keto momente ende nuk eshte dhene vendimi per ta, por nderkohe kuptohet qe jo te gjithe do te qendrojne. Do te mbahen 2 ose 3 prej tyre, pikerisht ata te cilet kane vlera dhe luajne ne pozicionet ku ka me teper nevoje skuadra.

Por perpos tyre, drejtuesit me ne krye presidentin Rraboshta po shohin mundesine e perforcimit edhe me lojtare te tjere shkodrane te cilet mund te jene pjese e ekipeve te tjera, por qe ne gjysmen e dyte te sezonit t’i bashkohen Murlanit.

Drejtuesit jane te qarte se mundesite ky ekip i ka per te qene konkurrues dhe pretendent deri ne fund, per te synuar ngjitjen nje kategori me lart, çka do te ishte diçka historike per ekipin e krijuar vetem nje vit e gjysem me perpara./SHKODRA-SPORT.COM/