Renditja ne vendin e katert ne fund te fazes se pare, ka bere qe drejtuesit e Murlanit te levizin ne merkato me synim forcimin e ekipit sepse deshirojne te pretendojne deri ne fund per ngjitjen nje kategori me lart.

Si rrjedhoje, perpos brazilianit Ozeika, “Shkodra Sport” meson se ky ekip ka federuar se fundi edhe nje tjeter futbollist te huaj.

Behet fjale per nigerinain Joseph Ebube Obilamma. Nuk ka shume informacion ne lidhje me pozicionin se ku luan ai, por mesohet se kemi te bejme me nje futbollist te ri qe ende nuk i ka mbushur 20 vjeç.

Ai pritet te jape kontributin e tij per Murlanin ne gjysmene e dyte te sezonit, madje mund te jete ne fushe qe ne ndeshjen e neserme ndaj Internacionalit qe do te luhet ne fushen sportive te Barbullushit.

Trajneri Xhahysa kesisoj ka me shume alternativa per skuadren dhe padyshim qe ato do ta bejne te ndihet me mire dhe te jete me entuziast per te synuar dy vendet e para te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/