KF Murlani merr edhe nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje renditjen e kampionatit te kategorise se trete bashke me Luftetarin e Gjirokastres.

Pasditen e sotme ai ka nundur me rezultatin 2-1 ekipin e Kinostudios, ne ndeshjen e vlefshme per javen e pare te kampionatit te kategorise se trete.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Ari Djepaxhia. Ai i ka shenuar te dy golat per ekipin e Murlanit ne kete perballje, fillimisht ne minuten e 28-te dhe me pas ne te 34-tin me 11-metersh.

Padyshim qe ekipi i Murlanit eshte ne rruge te mbare per ngjitjen ne kategorine e dyte dhe tashme i kane mbetur edhe kater sfida deri ne fund.

Murlani ka luajtur ne kete ndeshje me portieri Rexhepi e me pas me Lani, Gjini, Prençi, Pepa, Se. Kraja, Krymi, Sa. Kraja, Djepaxhia, Lekaj dhe Kaçubela.

Trajneri Xhahysa ne pjesen e dyte ka aktivizuar edhe lojtare te tjere megjithate gjithçka eshte vulosur qe ne te paren./SHKODRA-SPORT.COM/