Nje jave para fundit te kampionatit te kategorise se trete, kane marre fund perfundimisht shpresat e KF Shiroka per ngjitjen nje kategori me lart. Kjo sepse dy rivalet e saj, Partizani B dhe Eagle Football i kane fituar ndeshjet e tyre dhe duke qene 4 dhe 6 pike larg tyre sigurisht qe nuk ka me asnje shans per te pretenduar diçka.

Deri me sot, gjithsesi futbollistet dhe stafi i ekipit shkodrane kane shpresuar serish. Si rrjedhoje ato jane futur ne lojen e lojes ne ndeshjen ndaj Klosit te luajtur ne Burrel me qellimin e qarte per te fituar dhe si rrjedhoje ia kane dale kur ne fund te 90 minutave jane fiksuar shifrat 2-1 ne favor te KF Shiroka.

I pari qe ka zhbllokuar rezultatin ka qene futbollisti Seit Çela ne minuten e 17-te dhe pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol. Nderkohe ne fillimin e se dytes shifrat do te dyfishoheshin dhe kete here do te ishte Rei Boshti qe do ta dergonte topin ne rrjeten e portes kundershtare.

Tete minuta para fundit te takimit do te ishte Doma ai qe do te ngushtonte shifrat per Klosin, por asgje me shume sepse fatet e takimit tashme ishin percaktuar dhe shkodranet triumfuan me rezultatin 2-1.

Javen e ardhshme do te luhen ndeshjet e javes se fundit te kampionatit te rregullt dhe KF Shiroka do te luaje “derbin” me Olimpic Shkodra, nje perballje kjo thjeshte per statistika sepse te dy ekipet i kane siguruar tashme vendet e tyre perfundimtare ne kampionat, te tretin dhe te tetin.(www.shkodrasport.com)