KF Shiroka merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe i afrohet gjithnje e me shume. Diten e sotme, ai ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj ekipit tjeter shkodran, “Olimpic”, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Seria e golave u hap që në minutën e 29-të, kur Isak Amponsah shënon golin e parë. Në të 32-tën, Asllani ndëshkohet me karton të kuq, pas një përplasje të lojtarëve të dy ekipeve. U duk se mbetja me nje futbollist me pak do te ndikonte tek KF Shiroka por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.

Pavarësisht se ishte me një lojtar më pak, ajo shënoi edhe katër herë të tjera në pjesën e dytë. Në të 57-tën, Olamide dyfishon shifrat, por pas katër minutash Mani ngushton rezultatin në 1 – 2.

Gjithsesi, KF Shiroka nuk ndalet dhe shënon përsëri me Olamiden në minutën e 64-të. Në minutat e fundit, Baridu dhe Ejike me një supergol do kompletonin fitoren e Shirokës me rezultatin 1 – 5.

Me këtë fitore të tretë radhazi, KF Shiroka arrin në kuotën e 13 pikëve, vetëm dy pikë më pak se Eagle që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Kategorinë e tretë, nderkohe qe ne vend te dyte renditet “Partizani B” me 14 pike. Gara duket e hapur dhe per e teper, ekipi shkodran perballjet me te dy keto ekipe ne fazen e dyte do t’i luaje ne “Reshit Rusi” dhe ne rast fitoreje ndaj tyre, mund te kape vendin e pare dhe te arrije objektivin./www.shkodrasport.com/