KF Shiroka eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat dhe pasditen e sotme ka arritur te triumfoje me rezultatin e thelle 4-0 ndaj ekipit te Klosit. Takimi i luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte dominuar nga vendasit te cilet nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 6-te kur kapiteni Mersian Muliu ka arritur te shenoje golin e pare per Shiroken. Nderkohe ne minuten e 35-te Kurbneshi eshte ndeshkuar me karton te kuq per miqte dhe kjo ia beri edhe me te lehte punen vendasve per ta fituar kete ndeshje. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-0 per ta.

E dyta ka nisur me nje kryeveper te Mersian Muliut i cili menjehere pas nisjes se lojes, ka marre nje top nga shoku i ekipit dhe duke pare edhe portierin kundershtar te dale, ka gjuajtur ne menyre te befasishme duke e gjetur ate te papergatitur dhe topi ka perfunduar ne rrjete.

Pas tij, do te kishte vend edhe per dy gola te tjere, te shenuar nga Ogungbire ne minuten e 57-te dhe Amponsah ne te 73-te duke kompletuar kesisoj fitoren e thelle 4-0. Pas 5 ndeshjeve te para te kampionatit, KF Shiroka ka arritur te grumbulloje 7 pike dhe si rrjedhoje mban vendin e katert ne renditje.

Kuptohet qe synimet dhe objektivat e saj jane per t’u ngjitur me lart dhe me siguri qe nisur nga performanca e sotme, kjo gje eshte plotesisht e arritshme sepse kampionati nga java ne jave po behet gjithnje e me interesant./www.shkodrasport.com/