KF Shiroka ben nje tjeter hap te gabuar dhe tashme shanset per ngjitjen ne kategorine e dyte jane zvogeluar se tepermi. Pasditen e sotme ajo ka pesuar nje tjeter humbje ndaj nje rivali si Eagle Football dhe si rrjedhoje diferenca me dy vendet e para te renditjes rritet edhe me shume.

Ndeshja ndaj ketij kundershtari direkt eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte mbyllur me fitoren e ekipit mik me rezultatin 2-1.

“Eagle Football” e ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 12-te me ane te futbollistit Klejdis Branica dhe me kete gol do te mbyllej me avantathin 1-0 ne favor te tij. Ajo nderkohe ka shenuar edhe golin e dyte me ane te futbollistit Ysolliu, gje qe ne fakt nuk pritej nga vendasit.

KF Shiroka eshte munduar te reagoje dhe pas tre minutash ka shenuar me ane te Ogungbire duke rihapur ndeshjen. Shpresat ishin te medha, te pakten per te barazuar por nuk do te ndodhte keshtu dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 te ekipit kryeqytetas.

Me kete fitore, “Eagle Football” eshte ngjitur ne kuoten e 28 pike dhe per momentin ndodhet ne vendin e pare te renditjes. Ne te dytin eshte “Partizani B” me 26 pike por me nje ndeshje me pak, ndersa KF Shiroka mbetet ne kuoten e 22 pikeve ne vendin e trete.

Kur kane mbetur edhe dy jave deri ne fund te kampionatit, per ekipin shkodran shanset per te kapur zonen play-off jane thuajse zero. Kjo sepse “Partizanit B” i duhen tre pike ne tre ndeshje per te qene ne gare per vendin e pare, ndersa “Eagle Football” te pakten nje pike per te siguruar zonen play-off.(www.shkodrasport.com)