Tjeter ndryshim tek pankina e skuadres se KF Shiroka. Argjentinasi Matias Tatangelo nuk do te jete me trajneri i saj dhe shkaku duket se eshte nje demtim qe ka pesuar dhe si rrjedhoje po merr mjekimin e duhur. Dhe drejtuesit e klubit nuk kane vonuar te gjejne zevendesuesin e tij.

Dhe serish behet fjale per nje te huaj. Trajneri i ri i ekipit shkodran eshte tashme nje spanjoll, Roberto Prada Botelho i cili do ta drejtoje ate fillimisht ne dy ndeshjet e fundit te ketij kampionati dhe me pas do te shikohet mundesia e vazhdimit te bashkepunimit apo jo. Levizjet ne pankine jane konfirmuar nga vete KF Shiroka permes faqes zyrtare ku shkruan:

EKIPI RIKTHEHET NË STËRVITJE PAS PUSHIMEVE DHE NDRYSHIMIT TË TRANJERIT

Pas një periudhe tre ditore pushimi, ekipi jonë është rikthyer në stërvitje. Lajmi më i fundit është se, pas një dëmtimi të papritur të trajnerit Matias Tatangelo , i cili po merr trajtimin e duhur , dhe ne si klub i urojmë shërim të shpejtë.

Drejtimin e ekipit do ta marrë trajneri i ri Roberto Prada Botelho. I cili vjen nga disa eksperienca europiane. Trajneri Roberto Prada Botelho do të udhëheqë ekipin deri në fund të këtij sezoni, dhe jemi të bindur se përvoja dhe aftësitë e tij do të jenë një shtysë e madhe për ekipin tonë”.

Duhet thene se pas humbjes ne shtepi me “Eagle Football” tashme shanset per ngjitjen ne kategorine e pare jane shume te vogla per shkodranet, megjithate ato do te bejne punen e tyre dhe do te tentojne deri ne fund objektivin qe i kane vene vetes.(www.shkodrasport.com)