Nga Maringlen ZHIVANI

Pas miqësores me Tiranën B, të cilën e fitoi në transfertë me rezultatin 1-2, KF Shiroka ka programuar një tjetër miqësore. Këtë rradhë bëhet fjalë për një miqësore luksi, pasi përballë ekipit që drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani, do të jetë skuadra malazeze, Arsenal Tivat.

Ndeshja në fjalë është progrmuar të luhet të premten, në fushën sportive “Reshit Rusi”, duke filluar nga ora 16:00. Pjesë e ekipit të Arsenal Tivat është edhe ish-portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, i cili do të rikthehet në Shkodër pas një viti e gjysëm mungesë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj KF Shirokës.

Në fakt, nga sa shikohet, drejtuesit e KF Shiroka e kanë marrë seriozisht punën e tyre në Kategorinë e Tretë, teksa objektivi është ngjitja e menjëhershme në Kategorinë e Dytë. Ndërkohë që në vazhdim, synimet janë për të vijuar edhe drejt Kategorive më të larta.

Pikërisht, për të arritur këto objektiva, drejtuesit kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Fatmir Axhani një grup të rinjsh të talentuar të futbollit shkodran, gërshëtuar edhe me një kontigjent futbollistësh të huaj që janë bërë pjesë e kësaj skuadre./www.shkodrasport.com/