Darka e fundvitit ka zbuluar dy perforcime te mundshme te KF Shiroka per gjysmen e dyte te sezonit. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani e ka shume seriozisht ne realizimin e objektivit te saj dhe si rrjedhoje padyshim qe do te synoje te beje perforcime cilesore per pjesen e mbetur te kampionatit.

Mbremjen e sotme eshte publikuar fotoja e darkes qe presidenti i klubit ka shtruar per te gjithe skuadren me rastin e festave te fundvitit, por nderkohe pjese e tryezes jane edhe dy futbolliste te njohur shkodrane. Behet fjale per Elidon Dulajn dhe Eraldo Deden.

I pari deri ne veren e ketij viti ka qene pjese e Vllaznise, por me pas u larguar drejt Luftetarit te Gjirokastres, skuader me te cilin luajti ne gjysmen e pare te sezonit. Por mesfushori 23 vjeçar duket se ka vendosur te rikthehet serish ne Shkoder, kete here per t’u bere pjese e KF Shiroka.

Nga ana tjeter, edhe Eraldo Deda mund te jete nje perforcim per kete skuader. Kujtojme qe ai ne kete sezon ka qene pjese e ekipit te Rahovecit ne Kosove, por prania e e tij perkrah menaxherit Ervis Damnori dhe presidentit te KF Shiroka Ergi Axhani, krijon bindjen se situata e tij mund te ndryshoje tashme pas rihapjes se merkatos.

Megjithate per momentin e gjitha kjo eshte thjesht nje aludim sepse çdo gje do te mesohet ne ditet ne vijim. E sigurte eshte qe kjo skuader po kerkon lojtare cilesore per gjysmen e dyte te sezonit. Te paren ajo e mbylli ne vendin e trete por jo shume larg kreut dhe prandaj duhet edhe nje marsh tjeter per te kapur kreun dhe siguruar ngjitjen nje kategori me lart. Dhe kjo behet, me lojtare cilesore…