KF Shiroka pas ndertimit te struktures drejtuese te klubit dhe caktimit te stafit teknik te skuadres, ka nisur tashme punen edhe per plotesimin e kesaj te fundit me lojtaret e duhur. Dhe kuptohet qe gjeja e pare te cilen kane bere drejtuesit, ka qene hedhja e syve nga Vllaznia.
Si rrjedhoje lojtari i pare qe kane “rrembyer” eshte kapiteni i Vllaznia U21 sezonin e kaluar Mersian Muliu. Nje futbollist i talentuar i cili ka qene nen kontrate edhe me ekipin e pare kuqeblu, por karriera e tij pati edhe ecejaket pikerisht per shkak te nje demtimi te rende i cili i shoqerua me nderhyrjen kirurgjikale ne gju.
Çdo gje ka shkuar ashtu si duhet me rikuperimin dhe sezonin e kaluar Muliu u rikthye ne fushe duke luajtur me sukses per Vllaznia U21 ndersa ne sezonin e ri mesa duket ai ka zgjedhur t’i bashkohet KF Shirokes.
Sulmuesi shkodran ka disa dite qe eshte vene nen urdherat e trajnerit Axhani dhe bashke me pjesen tjeter te lojtareve ka nisur pergatitjet per sezonin e ri ku siç dihet, KF Shiroka do te konkurroje ne kategorine e trete me objektivin e qarte per t’u ngjitur menjehere ne fund te sezonit nje kategori me lart./www.shkodrasport.com/