Nga Maringlen ZHIVANI

KF Shiroka vazhdon rrugën e fitoreve. Ky ekip ka mposhtur Himarën me rezultatin e thellë 5-1. Ndeshja e luajtur në “Reshit Rusi”, u dominua tërësisht nga vendasit, të cilët shumë shpejt që në minutën e 11-të e panë veten në avantazh me golin e shënuar nga Bizi. :

Më pas, në minutën e 21-të, Shiroka dyfishoi rezultatin, falë një autogoli. Megjithatë, dy minuta më pas, Himara arrin të ngushtojë rezultatin në 2-1.

Tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë, është Çela që shënon sërish për vendasit, duke e mbyllur këtë 45-minutësh 3-1 në favor të Shirokës.

Në 45-minutat e pjesës së dytë, Shiroka shënon edhe dy gola të tjerë me autorë Dulaj dhe Çela, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë të Shirokës, 5-1.

Me këtë trepikësh të rradhës, Shiroka shkon në kuotën e 22-pikëve, duke ndjekur Partizanin B kryesues, që ka katër pikë më shumë.(www.shkodrasport.com)