KF Shiroka eshte rikthyer tek fitorja dhe ka mundur ne transferte nje prej ekipeve rivale, ate te Bulqizes duke i marre ne kete menyre edhe vendin e trete ne renditje. Ka qene nje fitore prestigji qe tregoi edhe njehere tjeter se kjo skuader ka mundesi per te bere shume me teper.
Në takimin e zhvilluar në Kamëz, KF Shiroka u tregua dominuese ndaj kundërshtarit, duke pasur më shumë raste shënimi. Por, goli i parë do të vinte në minutën e 36-të, teksa Bizi do të zhbllokonte shifrat. Avantazhi i Shirokës nuk zgjat shumë, sepse pas 5 minutash Saliaj do të barazonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, Shiroka hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Gol, të cilin do e gjente në minutën e 79-të me anë të Dulaj. Ndërkohë, në minutat shtesë, i njëjti autor Dulaj, do të realizonte një gol të bukur nga distanca, duke vulosur fitoren e Shirokës me shifrat 1 – 3.
Një fitore e rëndësishme për ekipin shkodran, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Eagle e vendit të dytë (i cili ka nje ndeshje me pak te luajtur) dhe vijon të jetë brenda objektivave të këtij sezoni futbollistik.
Fitorja e sotme ndaj Bulqizes jep shprese qe ne ndeshjet e ardhshme skuadra shkodrane do te paraqitet edhe me mire dhe si rrjedhoje do te luftoje deri ne fund per te marre ate se çfare deshiron.(www.shkodrasport.com)