“Olimpic Shkodra” u krijuar vetem pak muaj me pare dhe menjehere hodhi nje hap te rendesishem duke u rregjistruar dhe marre pjese ne kampionatin e kategorise se trete me te rriturit. Kuptohet qe koha e shkurter ne dispozicion, por edhe problematika te tjera te hasura, ia ben te veshtire rrugetimin.

Pikerisht per kete arsye drejtuesit e ketij klubit duket se kane ndryshuar strategji. Per sezonin e ri ata kane vendosur te bashkepunojne me KF Shkodra dhe dy klubet sebashku jane te bindur se do te jene me te forte dhe projektet e tyre do te shkojne me perpara.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete dy klubet permes nje postimi ne faqet e tyre ku shkruhet:

“Një Ditë Historike për Futbollin e Shkodrës!

Për të gjithë shkodranët, sot fillon një epokë e re! Olimpic Shkodra dhe KF Shkodra janë bashkuar si një, me një vizion dhe një qëllim të përbashkët.

Me synimin për një të ardhme më të fortë, të dyja klubet kanë bashkuar forcat në përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ky bashkëpunim i Kmadh u arrit falë marrëveshjes mes Alkashef, themeluesit të Olimpic Shkodra dhe Anwar Altohami, presidentit të klubit, së bashku me Rudi dhe Taip, drejtuesin dhe presidentin e KF Shkodra si dhe perfaqesuesi i Akademise Arbion Kopliku.

Ky nuk është thjesht një bashkëpunim—ky është një hap i madh për ta çuar futbollin shkodran në nivele të reja! Qëndroni gati, sepse gjëra të mëdha po vijnë!

Forca Shkodra! Një Qytet, Një Qëllim, Një e Ardhme!