Ne Shkoder futbolli i moshave po njeh rritje nga viti ne vit. Po permiresohen kushtet e stervitjes, po perfeksionohet baza materiale, po rritet edhe ana profesionale e trajnereve dhe si rrjedhoje femijet sigurisht qe zgjedhin futbollin si pasionin e tyre te pare.

Dhe perpos Vllaznise, klubi me i organizuar prej vitesh padyshim qe mbetet KF Shkodra. Ndonese ka mbi 20 vite qe funksionon, ky klub jo vetem ka mbijetuar por nga viti ne vit vjen duke e rritur edhe numrin e futbollisteve te rregjistruar. Dhe ky sezon, 2023-2024 duket se ka rregjistruar rekordin e deritanishem: Plot 194! Kjo behet e ditur nga vete ky klub permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:

“Ka filluar kampionati kombetar i kategorisë se pare profesioniste per te gjitha moshat U-13,15,16,17,19 ne te cilat marrin pjese te gjitha ekipet e KF.Shkodra(edhe per U-14 superiore ku nga Shkodra merr pjese ekipi yne eshte zhvilluar java e trete) gjithashtu ka filluar dhe kampionati zonal ku KF.Shkodra merr pjese me 3 ekipe U-9 dhe 2 ekipe U-11.

Ky sezon futbollistik 2023 -2024 per KF Shkodra ka shënuar numrin me te madh te futbollistëve 194 pjesemarres.Kjo ka ardhur si rezultat i investimeve qe po ben FSHF dhe presidenti z. Armand Duka si ne pajisjen e te gjithe pjesemarreseve me setin e uniforma bashke me topat e stërvitjes e te ndeshjes.

Kjo pjesemarrje eshte dhe nje tregues i punes shume te mire,serioze e profesioniste qe behet ne KF Shkodra me kte rast falenderojme te gjithe prindërit qe na i kane besuar fëmijët.Puna e bere me perkushtim e disipline nga trajneret Rudi Piraniqi Semir Gogaj, Valdano Nimani Safet Osja, Robo Narkaj, Luigj Ograja( i cili stervit me përkushtim fëmijët ne zonën e Vrakes me shume tradita sportive) jane pjese shume e rendesishme e kesaj pjesemarrje e cila po shoqërohet me rezultate pozitive ne cdo drejtim.

Falenderojme Akademia KF Shpresa me drejtues Ardit Mani bashke me trajnerin Gys Mehja per bashkepunimin me klubin tone duke i dhene mundesi ekipit U-15 me marre pjese ne kategorinë e pare profesioniste. Nje falenderim shkon per trajnerin Ari Scutari (Armando Rrashketa ) qe u be pjese e KF. Shkodra me ekipet U-9, U-11.

Rrugetimi yne vazhdon per te realizuar objektivat e cdo futbollisti qe eshte qellimi kryesor i klubit tone por dhe objektivat e cdo ekipi. Suksese!”