KF Shkodra U17 ka marre nje fitore me shume vlere paraditen e sotme ne ndeshjen e prapambetur te javes se 18-te te kampionatit, ate te luajtur ndaj Tiranes ne fushen sportive te Barbullushit.

Ajo ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj bardhebluve ne nje ndeshje qe e kane dominuar ne te gjitha drejtimet dhe ku protagonisti kryesor ka qene futbollisti Alsi Gjelaj i cili ka shenuar tre gola, nderkohe qe i katerti ka per autor kapitenin Augen Hasani.

Kuptohet qe ka qene nje fitore shume e rendesishme me te cilin ekipi eshte ngjitur ne vendin e peste ne renditje, qe padyshim eshte nje arritje per te, por kuptohet qe nuk do te ndalet ketu.

KF Shkodra U17 me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje. Ne fundjave nderkohe do te nise faza e trete e kampionatit dhe ky ekip ndeshjen e pare do ta luaje po ne fushen e Barbullushit dhe kete here do te kete perballe ekipin Brians.

KF Shkodra dhe Tirana jane perballur sot edhe me ekipet e 19 vjeçareve dhe ketu eshte fiksuar rezultati i barabarte 1-1, ku golin per ekipin shkodran e shenoi mesfushori Gerti Suka./SHKODRA-SPORT.COM/