KF Shkodra U17 ka marre nje fitore me mjaft vlere ne ndeshjen e javes se 6-te te kampionatit kombetar te kategorise Superiore per kete grupmoshe ne takimin ndaj Shkendise. Golat e Shpuzes dhe Hasmegajt kane rezultuar deçiziv ne kete sukses te ketij ekipi ne kete ndeshje te luajtur paraditen e sotme ne Durres.

Loja ka qene e forte dhe te dy ekipet jane munduar qe te shenojne qe ne pjesen e pare por nuk ia kane dale dot. Krejt ndryshe ne pjesen e dyte sepse Albi Shpuza fillimisht ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 58-te duke shenuar golin e pare per KF Shkodra.

Megjithate Shkendia e ka rritur presionin e saj dhe ne minuten e 77-te Oshafi ka barazuar shifrat duke i dhene shpresat ekipit te tij qe te pakten te mos dilte pa pike nga kjo ndeshje.

Por nuk kane qene te ketij mendimi shkodranet e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi te cilet kane gjetur forca dhe jane vene ne kerkim te golit te fitores dhe kane arritur ta shenojne ate.

Ka qene Hasmegaj ai qe tete minuta para fundit e ka derguar topin serish ne rrjete dhe me kaq do te mbyllej gjithçka. KF Shkodra U17 ka fituar 2-1 dhe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve duke mbajtur tashme vendimin e katert ne renditje.
www.shkodrasport.com