19 vjeçaret e KF Shkodra e kane nisur me fitore fazen e dyte te kampionatit teksa kane mundur ne ndeshjen e pare ekipin e Beselidhjes me rezultatin 3-1 ne takimin e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Shtojit.
Takimi eshte dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj. Ata kane shenuar shume shpejt, qe ne minuten e 19-te me ane te Zenelit, nderkohe qe kater minuta me vone gjerat jane bere me te lehta per ekipin shkodran sepse Shtjefni i Beselidhjes ka marre kartonin e dyte te verdhe dhe per rrjedhoje, te kuqin.
Nderkohe ne minuten e 27-te, ka nje 11-metersh per KF Shkodra U19 te cilin e ka kthyer ne gol sulmuesi Ivziku dhe kesisoj pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0.
Pavaresisht se me nje futbollist me pak, lezhjanet nuk hoqen dore nga pretendimet e tyre dhe ne minuten e 68-te Gjikolaj do te shenonte duke ngushtuar shifrat dhe rihapur ndeshjen.
Por shpresat e tyre do te zgjasnin fare pak sepse Laçja ne minuten e 76-te do te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit per KF Shkodra qe e fiton kesisoj krejt ndeshjen me shifrat 3-1.
Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje, me dy pike me shume se Partizani B-19 dhe Spartaku nderkohe qe KF Shkodra ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur.
www.shkodrasport.com