Federiko Kieza mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit në këtë sezon. Nëse shumë të tjera kanë zhgënjyer, lojtari i afruar në verë nga Fiorentina, është konfirmuar si një talent me shumë të ardhme.

Së fundmi, sulmuesi anësor ka treguar edhe disa vështirësi që ka hasur në fillimet e karrierës, kur ishte vetëm 13-vjeç.

Italiani thekson se i shihte shokët e skuadrës të rriteshin shpëjt fizikisht dhe teknikisht dhe se ai nuk mbante dot ritmin e tyre, madje duke menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

“Karriera ime nisi në malore, pata vështirësi kur isha te të rinjtë. Në moshën 13-vjeçare kalova një moment të keq, sepse i shihja shokët e skuadrës të rriteshin fizikisht dhe teknikisht.

Përmirësoheshin duke luajtur çdo të dielë, ndërsa unë e kisha të vështirë të mbaja ritmin.

Kështu, më ulën në ekipin e një moshe një vit më të vogël, që të merrja minuta. Ishte aq e vështirë sa mendoja të tërhiqesha. Por, më pas me vendosmëri, mbështetjen e prindërve dhe një trajneri që më bëri të rritesha si person, nisa ta konsideroja stërvitjen si ndeshjen time, si sfidën time personale dhe arrita ta kaloja”, u shpreh Kieza. /VipSport.al/