Joshua Kimish dhe Bajerni aktualisht janë duke negociuar fort për një zgjatje të kontratës. Strategu i mesfushës ka bërë një deklaratë për gjendjen aktuale të negociatave. Kontrata mes Joshua Kimish dhe bavarezëve duket e pafundme.
Por siç paralajmëroi 30-vjeçari pas fitores ndaj Bajer Leverkusenit, “një vendim do të merret patjetër së shpejti. Topi nuk është në fushën time”. Joshua me siguri po i referohet ofertës së kontratës së tërhequr së fundmi. Sipas kësaj, ai me siguri pret një ofertë të re nga drejtuesit e Bajernit, por nuk është i interesuar të shtrydhë euron e fundit.
Përsa i përket periudhës kohore deri në marrjen e vendimit, ai gjeti edhe fjalë të qarta: “Ka qenë plani im ta bëja këtë para pushimit ndërkombëtar. Klubi e donte para dy ndeshjeve të Leverkusenit”, tha Kimish në zonën mikse. “Motori” i mesfushës vlerësoi nivelin e lartë të përpjekjes që drejtori sportiv Maks Eberl po bën për një zgjatje të mundshme të kontratës: “Vërej se Maks (Eberl) është shumë i sinqertë dhe po lufton. Unë vërtet e vlerësoj atë”.
Kur u pyet nga një gazetar nëse edhe klubet e tjera luajnë një rol në mendimet e Kimishit, ai u përgjigj me një “Po!”. Më tej dha përgjigje pozitive kur tema kishte të bënte me interesimin e disa ekipeve evropiane. Por ai nuk ka dashur të tregojë se cilat janë ato. Janë aluduar më herët nga “Bild”, por edhe media të tjera se Mançester Siti dhe Barcelona, dy ekipet më të interesuara për shërbimet e futbollistit me numër “6” në Mynih.