Partizani-Laçi ishte sfida e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte edhe Redon Xhixha. Sulmuesi bardhezi për “Gol pas Goli”, u shpreh:

“Vendosja taktike ka të bëjë shumë pasi në pjesën e parë luajti si sulmues i dytë, ndërsa në fraksionin e dytë luajta në krah në rolin tim.

Kishim ardhur për fitore sot, por edhe barazimi është rezultat i mirë. Mala gjithmonë më ka asistuar gjithmonë si te Shkëndija edhe tani.

Vllaznia ka bërë një ecuri të mirë në fillim, por tani nuk është në formën e mirë. Shpresoj që të gabojnë sërish që ne të rikuperojmë më shumë”, u shpreh Xhixha.