Ka nisur para diçka me shume se dy vitesh dhe veren qe shkoi ne fakt pati jo pak dilema per vazhdimesine apo jo, por ne fund drejtuesit kane marre vendimin e duhur: FC Basania do te vazhdoje projektin e saj.

Ne keto dy vite, presidenti i saj Ermir Shimaj ka sjelle shume risi ne menyren e funksionimit te Akademise, investimi ne infrastrukture, ne emrat e shquar qe u bene pjese e saj apo dhe detaje te tjera qe ndoshta nuk i kane ekipet e shoqatave te tjera sportive ne Shkoder dhe jo vetem.

Por siç po ndodh rendom dhe per fat te keq shpesh ne vendin tone, njerez te tille nuk vleresohen dhe nuk kane mbeshtetjen e duhur. Dhe keshtu i ndodhi edhe z. Shimaj i cili “u la vetem” nga pushteti lokal, nga donatoret e tjere dhe ne fund, investimi i tij u shumezua me zero edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit me ndryshimin e struktures se kampionateve te moshave.

Per te gjitha keto, ai mendoi edhe terheqjen sepse “nuk ia vlente” ne kete vend, por me pas ka ndryshuar mendje. Sepse siç shkruhet edhe ne faqen e kesaj Akademie, “Basania eshte krijuar per te dhene dhe jo per te marre”. Dhe per kete arsye, u mor vendimi per te marre pjese ne kampionatet e Liges Amatore me 3-4 ekipe. Ja çfare shkruhet ne faqen e Basanias:

“Kohë të vështira social-ekonomike, edhe globale, por sidomos shqiptare & lokale. Megjithatë jemi e do të jemi. Konkretizuam regjistrimet për sezonin 2022-2023 me U9, U11, U13 dhe po ashtu në bashkepunim edhe U15.

Po punojmë për projekte dhe zhvillime të reja pozitive për realizimin e ëndrrave të fëmijëve dhe jo vetëm. UNIK SEPSE “Krijuar Për Të Dhënë Jo Për Të Marrë”