Mirlind Daku, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Rubin Kazani, por që nuk ka ndryshuar mjedisë edhe përkundër interesimit.

Kjo pasi klubi rus i ka vënë një çmim të lartë kartonit të tij. Mediat ruse raportojnë se çmimi i vendosur nga Rubin Kazani është të paktën 10 milionë euro, një shifër që klubet evropiane e shohin si të lartë.

Interesimi për Dakun ka qenë i madh, me klube si Cagliari dhe Lens që po monitorojnë situatën e tij me kujdes.

Megjithatë, ky çmim i konsideruar i lartë ka bërë që transferimi i tij të mos realizohet në afatin e dimrit.

Për ekipet evropiane, edhe pse Daku ka treguar potencial të madh, investimi në këtë fazë duket i rrezikshëm.

Kjo ka bërë që të gjitha palët të presin deri në afatin kalimtar të verës për të shqyrtuar mundësitë e mundshme për një transferim. /Telegrafi/