Ne Bote jemi mesuar qe te shohim disa menaxhere futbolli. Behet fjale kryesisht per te dashurat, grate apo familjaret e futbollisteve. Por ka edhe raste te tjera. Per koinçidence, ajo per te cilen po shkruajme, eshte shqiptare. Quhet Frensis Nikolla dhe vjen nga Shqipëria. Aktualisht Nikolla po studion në Marsej të Francës për t’u bërë agjente që zbulon dhe promovon talentët e futbollit në botë.

Nikolla është në mesin e dhjetë femrave të tjera që janë agjente futbollistësh në botë, ndërkohë është e vetmja nga Shqipëria.

Së fundmi ajo ishte në Sociedad të Spanjës tek klubi i Real Sociedad për të vazhguar talentë. Gjithashtu ishte në Shqipëri për të nënshkruar marrëveshje me disa futbollistë të rinj. Nikolla është adhuruese e klubit mbretëror Real Madrid, derisa Lorik Cana mbetet model dhe inspirim për të vijuar profesionin që shumë pak femra e ushtrojnë në botë.