Dinamo u rikthye tek fitoret pas 5 ndeshjes në Superiore. Kryeqytetasit mundën Kukësin me rezultatin 0-1. Në përfundim të kësaj sfide ka folur dhe trajneri Blendi Shkëmbi. Për mikrofonat e “Super Sport”, tekniku u shpreh i lumtur për këtë fitore.

“Është e thjesht te flasësh kur fiton për strategjitë. Por mendoj që meritën me te madhe e kishin lojtarët. Pashë një ekip me shumë karakter, që luftonte për çdo top. Fituam sepse fituam më shumë duele se kundërshtari por dhe më atë që na ka munguar në disa ndeshje, fati.”

Skuadër ndryshe.

“Mendoj që kemi cilësi më shumë. Kemi akoma disa mungesa si lojtarë që nuk janë në maksimumin e tyre. Kemi disa ndeshej më të vështira që vijnë shpejt. Duhet parë gjendja fizike e të gjithëve. Nëse Maliqi do të kishte nuhatjen e një sulmuesi do të bënim më keq dhe në pjesën e parë. Me Demirin dhe Sidiben dhe Lilaj do të kishte qenë ndryshe. Demiri ka një nivel tjetër dhe jo si në pjesën e parë të sezonit.”

Fitorja si qetësi

“Kemi pasur presion rezultatesh por mendoj se vazhdoj të jemi në presion. Nuk është mbyllur asgjë, kemi një ekip që duhet të jemi më lart. Nuk mendoj që me këtë fitore hoqëm presioni. Bëjmë gabim të madh nëse kënaqemi. Në futboll çdo gjë ndryshon shpejt. Nuk duhet ta bëjmë këtë gabim. Bashkë me stafin do përpiqemi që kjo mos të ndodhë.”

Merkato

“Kemi nevojë për lojtarë të tjerë, presim këto ditë të përforcohemi në mbrojtje. Shpresojmë t’ia arrijmë shpejt sepse ndeshjet janë shumë afër.”

Marrëdhënia me Devollin

“Prandaj jemi të dy bashkë. Në klubet e tjera nuk do të ishte normale të qëndronin dy trajnerë bashkë. Marrëdhënia familjare është kryesorja. Mendoj që më ndihmon shumë eksperienca e tij.”

Debati me Longon

“Kemi një muaj që stërvitemi aty të gjithë. Përç çudi ndodhi para kësaj ndeshjeje. Strategji? Duhet të pyesni Longon. Përveç kësaj aspekte për trajnerin dhe Kukësin. Në futboll rezultatet tregojnë gjithçka.’