Pas fitores 3-0 ndaj Juventusit, administratorët e faqes zyrtare të UEFA Champions Leagues në Twitter kanë shtuar polemikat.

UEFA ka publikuar një fotografi të ekipit të Real Madridit me pyetjen: “Kampion në vitin 2018?”.

Por, fotografia ka zgjuar reagime nga shumë tifozë të skuadrave tjera rivale në garën elite të klubeve evropiane, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Sipas tyre kjo pyetje nuk është normale për një faqe zyrtare që nuk duhet të mbajë krahun e asnjë skuadre.

Por sigurisht administratorët e faqes do jenë rrëmbyer nga emocionet që dhuroi Reali apo supergol i Ronaldos.