Fabio Kapelo në një intervistë me “Il Mattino” ka rrëfyer fitimin e Europianit të Italisë ku ka treguar se kjo Itali e ka bërë për të qarë:
“Kjo Itali e madhe më ka bërë për të qarë.
Ky ishte vetëm hapi i parë, ky grup është i fortë, ka një trajner që në pak kohë ka krijuar një skuadër të vërtetë.
Botërori në Katar vjen për një vit. Më ka mjaftuar pak kohë për të kuptuar se ka ende kushte ideale. Grupi ishte aty dhe ky është shpirti që ka krijuar Mançini.”, përfundoi Kapelo.