Shtatë vende dhe 27 pikë diferencë në renditje, nuk ia ulin vlerën një klasikeje si ajo mes Bajernit dhe Borusias, e cila do të luhet sot në Mynih, në orën 18:30. Për ndeshjen, ka folur edhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovaç. Në vijim, edhe disa nga deklaratat e tij më pikante gjatë konferencës për shtyp të dhënë dje.

VLERA E SFIDËS – “Ndoshta nuk jemi në pozicionin e zakonshëm në renditje, por joshja e kësaj ndeshjeje është gjithmonë e dukshme. Besoj se do të shfaqet në mbarë botën në mbi 100 vende. Kjo do të thotë se ‘Der Klassiker’ është rritur gjatë viteve dhe dekadave të fundit. Fakti që nuk është i pari kundër të dytit apo të tretë, varet nga ne, por ju siguroj se do të japim gjithçka për të përsëritur atë që Dortmundi arriti atje vitin e kaluar duke fituar në Mynih”.

PROBLEMI KEJN – “Duke shënuar aq shumë, është normale që Herri Kejn të jetë problemi ynë kryesor, por kjo nuk do të thotë se Bajerni është pa cilësi në repartet e tjera. Sidoqoftë, si ish-mbrojtës, shoh se sa e mahnitshme është ajo që ai ka arritur në aspektin e shënimit të golave gjatë karrierës së tij. Nëse ne jemi në gjendje ta mbajmë atë jashtë lojës, atëherë do të kemi eliminuar tashmë një pjesë të madhe të rrezikshmërisë së Bayernit”.

GOLAT E BORUSIAS – “Edhe ne kemi armët tona. Në sulm kemi një fenomen, si Girasi. Ai është padyshim i rëndësishëm për ekipin tonë me praninë e tij, duke pasur një golashënues si ai, sepse mund të vendosë ndeshjet.

Kur e kam Serhou ekip, kjo ka një efekt tjetër te kundërshtari sesa kur nuk e kam. Kjo është arsyeja pse ai është i rëndësishëm për ekipin tonë. Është i qetë, por nuk do të thotë se nuk merr përgjegjësi. Nuk mund të jenë 10 liderë, por nëse keni tre deri në pesë, atëherë kjo ndihmon trajnerin”.