Nga Endri ÇINARI

Tirana—Vllaznia është ndeshja kryesore e javës së 10-të në Superiore. Klasike për herë të parë në histori do luhet në Lushnje, për shkak se Tirana organizatore e ndeshjes ka hasur një problematikë me përcaktimin e stadiumit ku do luhet takimi. Kështu nesër në orën 14:00, dueli më i vjetër në vend do luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjes.

Statistikat e ndeshjeve në transfertë të Vllaznisë përballë Tiranës flasin në favor të shkodranëve në vitet e fundit. Kjo pasi Tirana si pritëse nuk fiton një ndeshje kundër kuqebluve që nga 14.05.2022. Ku bardheblutë në atë 90 minutësh triumfonin me rezultatin 3-1 ndaj 9 herë kampionëve të Shqipërisë.

Por nga ajo fitore në shtëpi kanë kaluar më shumë se dy vite dhe që nga ai duel Tirana nuk ka fituar në shtëpi kundër Vllaznisë. Shifrat tregojnë që mes dy skuadrave janë luajtur 4 ndeshje mes dy skuadrave me Tiranën pritëse. Dhe nga këto ndeshje, Vllaznia ka marrë 3 fitore dhe një ndeshje është ndarë në barazim mes dy skuadrave.

Këto statistika tregojnë një domimin të kuqebluve në ndeshjet në transfertë përballë Tiranës. Patjetër ekipi i Brdariç do kërkojë edhe nesër një triumf përballë bardhebluve. Kjo jo vetëm për të pasuruar këto statisika, por edhe për të dalë nga “ngërçi” ku ndodhen momentalisht kuqeblutë. Të cilët nuk gjejnë fitoren prej 4 ndeshjesh rradhazi në kampionat./www.shkodrasport.com/