Nga Fatos LAMAJ
Tirana dhe Vllaznia do të përplasin brirët mes tyre në “Elbasan Arena”,duel shumë i luftuar dhe që është i vlefshëm për javën e 29-të të kampionatit. Klasikja e Shqipërisë është padiskutim supersfida e ditës së sotme,e cila premton të jetë mjaftë emocionuese,teksa starton në orën 16:30.
Kjo ndeshje fatkeqësisht luhet për objektiva të ndryshme. Shkodranët synojnë të një hap fals i Egnatias për të mar kreun e klasifikimit,ndërsa nga ana tjetër kryeqytetasit tentojnë fitoren për të lënë zonën e “Play-Out”.
Përveç momentit që po kalojnë skuadrat në klasifikim,kuqeblutë këtë sezon jan si macja e zezë për bardheblutë. Kjo pasi në 3 përballjet e kaluara të këtij sezoni,dy ndeshje jan fituar nga Vllaznia dhe vetëm 1 sfidë ka përfunduar në barazim.
Bledi Shkëmbi do të jetë “all-in” në fushë,për të tentuar tre pikët e para ndaj Tomas Brdariç si dhe për të ndryshuar edhe rrjedhën e statistikave.