Java e 25 në Superligë ka rezervuar klasiken mes Vllaznisë dhe Tiranës. Të shtunë në 16:45 në “Loro Boriçi” dy skuadrat përplasen për të tretën herë këtë sezon, me bardheblutë që kryesojnë me 53 pikë, 14 më shumë se shkodranët e vendit të tretë.
Në këtë duel, miqtë nuk do kenë të gatshëm dy lojtarë. Toshevski dhe Totre u ndëshkuan me karton të verdhë në derbin me Partizanin, duke plotësuar numrin e një ndeshjeje pezullim. Për këtë arsye, Orges Shehi do bëjë pa dy titullarët.
Opsion te bardheblutë është edhe ndryshimi i skemës nga 4-3-3 në 3-4-3, me sfidën e së shtunës që pritet me interes, për vetë objektivat e skuadrave.
Por nderkohe, mungesa do te kete edhe ekipi i Vllaznise, por mbetet per t’u pare se cili nga lojtaret e demtuar do ia dale te rikuperohet deri te shtunen dhe cili jo.