Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do rikthehet do herë të parë në fushë për vitin 2025 në datën 10 janar. Shkodranët do presin në Shkodër, në kuadër të javës së 20-të Tiranën. Me klasiken e Shqipërisë që do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të premten tjetër në orën 17:00. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në humore të ndryshme, duke u bazuar nga renditja në tabelë dhe se çfarë dhuruan në gjysmën e parë të sezonit.

Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të të renditjes me 31 pikë. Vetëm 3 më pak se kryesuesit e Dinamos e ndërsa krejt e kundërta ndodh tek Tirana. Me ekipin më të titulluar në vend që po “vuan” këtë edicion. Bardheblutë ndodhen aktualisht në vendin e 8-të me 18 pikë. Pozicion që të dërgon në “play out” të Superiores në fundin e edicionit. Këtë moment “jo” të bardhebluve patjetër që do kërkojë ta shfrytëzojë Vllaznia, raporton shkodrasport.com

Me shkodranët që kanë një dominim ndaj kryeqytetasve në ndeshje e fundit. Kuqeblutë nuk njohin humbje prej 5 ndeshjesh rradhazi në kampionat ndaj Tiranës. Ku gjatë kësaj periudhe numërojnë 2 barazime në shifrat 2-2 dhe 0-0, e po ashtu 3 fitore konkretisht në shifrat 3-4, 3-1 dhe 0-1. Duke treguar një supermaci ndaj bardhebluve gjatë kësaj periudhe.

Fitorja e fundit e Tiranës ndaj Vllaznisë ka ardhur në datën 22.04.2023 në shifrat 0-1. Me ndeshjen që atë periudhë zhvillohej në Shkodër dhe vendosej nga një gol i Kristal Abzajt në minutën e 44-ët të takimit. Që nga ai duel para më shumë se një viti e gjysmë, Tirana nuk njeh fitore ndaj Vllaznisë. Me kuqeblutë që kanë dominuar takimet direkte në klasike./www.shkodrasport.com/