Vllaznia do te luaje diten e diele ndeshjen e trete miqesore te prag- sezonit dhe ndryshe nga dy te parat kur eshte ndeshur me kundershtare inferiore, kete here ka zgjedhur rivalin historik- Tiranen.
Ndonese do te jete thjesht nje miqesore, “klasikja” e futbollit shqiptar pritet me shume interes nga te dy skuadrat qe duan te shohin gjendjen e ekipeve te tyre ne kete periudhe.
Fillimisht u mendua qe kjo ndeshje te luhej ne Elbasan, por planet me pas kane ndryshuar dhe ajo do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.
Arsyeja eshte e thjeshte: “Shkodra Sport” ka mesuar se Federata Shqiptare e Futbollit do te provoje sistemin VAR edhe ne kete ndeshje dhe per kete arsye, meqenese aparaturat jane te instaluara ne kete stadium, ajo ka kerkuar qe edhe miqesorja te luhet aty.
Klubet kane rene dakord sepse ky do te jete testi serioz edhe per sistemin VAR para se ai te vihet zyrtarisht ne veprim qe ne ndeshjen finale te Superkupes, ate Teuta- Vllaznia te dates 28 gusht./SHKODRA-SPORT.COM/