Në javen e 21-të të Supërligës, kalendari ka rezervuar “Klasiken” e Futbollit Shqiptar…Fjala “Klasike” në vetëvete lidhet me një periudhë zhvillimi të lartë në të kaluarën; që është bërë model dhe ka krijuar traditë duke qënë më i miri në llojin e vet.
Kjo e përkufizon më së miri se përse përballja Vllaznia-Tirana ka marrë prej dekadash këtë emërtim. Nëse fushat e tjera të jetës kanë secila figurat apo emblemat e veta, sporti më popullor në vendin tonë, futbolli, ka dhe ai emblemat e tij!?
Po kush janë!? Kush tjetër veç se Vllaznia, gjeneza e top e këmbës në vendin e Shqiponjave apo dhe Tirana, si ekipi më i titulluar në vend si dhe ekipi i qendrës kombëtare. Prej më shumë se një shekulli ekipet e futbollit të të dy qytetëve emblemë të Shqipërisë, Shkodrës dhe Tiranës, duelojnë njëra tjetrën duke qënë qershija mbi tortë e kampionateve kombëtare.
Ndonëse kjo përballje në vitet e fundit u sfumua disi nga vetë rendimenti me ulje-ngritje nga të dyja kampet, duket se këtë sezon, “Goldi” i kampionatit po shendrit sërish, kjo falë ecurisë mbreslënse të
Kuqebluve që tashmë synojnë ta dergojnë trofeun në metropolin verior. Por çfarë e bën këtë takim “klasik”!? Përtej rivalitetit në fushën e blerte, qytetet respektive kanë patur gjithmonë “konkurencë” në art, sport, kulturë, tradita, etj…
Ky rivalitet i ka dhënë shijen e një takimi “mitik” që ngjason sikur fillimet i ka që në fillesat e jetës. Brezat e artë e lojtarve, ndeshjet historike mes tyre, tifozeritë unikale që nuk i braktisen asnjëherë, janë disa nga faktorët që këto dy ekipe jane të pa krahasueshme me skuadrat e tjera në vend, prandaj sa herë qe ështe “prag Klasike” futbolli ngjason me notat klasike te Beethoven, ku në çdo ambient “luhet” kjo muzikë duke ngjallë emocionin e të shkuares dhe të tashmes, të shkuarës që shkruajti me shkronja të arta këtë përballje, dhe të tashmes që tregon më së miri që “dueli” vazhdon, vazhdimsi kjo që do shijohet në 90 minutat e mitikut te “Loro Boriçit” të mesditës te 27 Shkurtit…
Uesli HILI