Pas fitores me Kukësin në shtëpi, Vllaznia do të ketë përpara një ndeshje të vështirë si ajo me Tiranën, takim ky që do të luhet në Shkodër ditën e diel në orën 16:00.

Diferenca mes dy ekipeve është gjashtë pikë, ndërkohë që edhe ndeshja e fazës së katërt mes tyre do të luhet sërish në “Loro Boriçi” pasi dy takimet e para janë luajtur në Tiranë.

Kur në kalendar, ndeshja e fazës së dytë ishte përcaktuar për t’u luajtur në Shkodër, stadiumi “Loro Boriçi” nuk ishte gati për shkak se do të mbillej bari i ri i fushës.

Kështu, për të mos shkuar në stadium tjetër, Vllaznia i bën kërkesë klubit të Tiranës për të luajtur atë takim në kryeqytet dhe më pas, dy ndeshjet e mbetura mes tyre, të luhen në Shkodër dhe me këtë pjesë Tirana ra dakord.