Futbolli i femrave do të luajë të shtunën ndeshjet e javës së 10-të të tij dhe në Shkodër “Juban Danja” do të presë ekipin e Pogradecit. Kuptohet që ekipi i presidentit Ferdinand Jaku do të kërkojë fitoren e cila do të ishte e katërta rradhazi për të, çka do ta ndihmonte për t’u ngjitur edhe më shumë në renditje pas atij fillimi jo të mirë të kampionatit.

Por ndërkohë, përpara kësaj ndeshje, dy prej lojtareve më të mira të këtij ekipi, kapitenia Klaudia Rrotani dhe Paula Jaku, dje kanë qenë të ftuara në mbrëmjen “gala” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe madje kanë marrë edhe vëmendjen e të gjithëve për pamjen dhe bukurinë e tyre.

Jo më kot, edhe në faqen zyrtare të Federatës është publikuar një foto e këtyre dy futbollisteve. Një gjë e tillë shpresojmë t’u shërbejë si “nxemje” për ndeshjen e rradhës sepse “Juban Danja” kuptohet që varet nga forma e tyre.

Nëse ata janë në ditë të mirë, kuptohet që edhe rezultatet pozitive nuk mungojnë. Megjithate, te presim. Objektivi i ketij ekipi eshte t’i mbylle te dyja ndeshjet e fundit te ketij viti me fitore.
© shkodrasport.com