Ne basketbollin shqiptar problemi me i madh aktualisht eshte numri i vogel i te rinjve dhe i te rejave qe e ushtrojne kete sport dhe nje gje e tille ka bere qe edhe niveli i ekipeve kombetare le shume per te deshiruar ne momente te caktuara. Pikerisht nisur nga ky konstatim, Federata ka ndermarre nje inistiative te re.
Ajo eshte bere e ditur nga drejtori i ekipeve kombetare, shkodrani Klaudio Ndoja i cili ka shpjeguar edhe levizjet qe ka bere ky institucion per te rritur numrin e basketbollisteve dhe bashke me te edhe cilesine sportive.
“Problemi me i madh ne Shqiperise eshte se ne moshen 18 vjeçare, shumica e atyre qe merren me basketboll, e lene ate. Me statistikat ndoshta mund te them se 80 per qind e atyre qe e luajne basketbollin deri ne ate moshe, e lene ate dhe vetem 20 per qind, ata me te miret e vazhdojne.
Prandaj dhe Federata ka krijuar nje kampionat te ri sivjet, ate U20. Per kete arsye kemi 16 skuadra shoqatash me teper qe marrin pjese ne kampionat kete sezon. Kemi krijuar U14 per vajza. E gjitha kjo pune po behet me qellimin e mire qe pas 3, 4 apo 5 vitesh te kemi me shume furnizim me elemente cilesore per ekipin kombetar”- eshte shprehur Ndoja.(www.shkodrasport.com)