Pasi e mbylli me Kombëtaren shqiptare, Klaus Gjasula ka vazhduar një aventurë të re në Gjermani.

35-vjeçari kuqezi është larguar nga klubi i Darmstadt për t’u bashkuar me skuadrën e Rot-Weiss Essen që militon në Bundesliga 3.

Ekipi gjerman momentalisht ndodhet në një situatë jo të mirë në tabelën e renditjes, duke u munduar të dalë nga zona e ftohtë e mbijetesës.

Nga ana tjetër, Gjasula aty do të gjejë dhe sulmuesin tjetër shqiptar, Dion Berishë