Disa javë më parë, revista gjermane Sport Bild raportoi se Harry Kane ka një klauzolë në kontratë, që e lejon të rikthehet në Premier League.

Nëse një klub anglez ka interes për të, kontrata parashikon se ai mund të transferohet në ishull për 65 mln euro, pra me shifër të fiksuar. Kjo klauzolë vlen për verën e vitit 2026.

Gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe Harry Kane nuk po mendon për largim, pavarësisht se në Angli ka shansin të vendosë rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League.

Bayern, ndërkohë, nuk po mendon të blejë një sulmues për të konkurruar me Kane, por një sulmues të dytë, i cili pranon të luajë në 10 deri në 15 ndeshje sezonale./telesport/