Pas një studimi të fundit të publikuar nga “CIES”, vlera e tij shkon në 68 milionë euro.

Elseid Hysaj vazhdon procesin e rritjes me Napolin, nën drejtimin e Mauricio Sarrit, i cili e ka pasur edhe te Empoli, ku mbrojtësi kuqezi shpërtheu.

Orët e fundit Hysaj ka folur nga grumbullimi i Kombëtares për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron titullin me Napolin, ndërkohë që ka përmendur edhe klauzolën e 50 milionë eurove.

Por edhe kjo shifër duket se nuk mjafton që shkodrani të shkëputet nga Napoli.

Drejtuesit e klubit napolitan po punojnë të shtuar këtë klauzolë në akordin e mundshëm me lojtarin dhe agjentin e tij Mario Xhufredi.

Zërat e merkatos e çojnë mbrojtësin e djathtë në një klub të madh evropian. Verën e kaluar doli në skenë edhe Juventusi.

Aktualisht, Hysaj ka thënë se synon vetëm të luajë dhe të fitojë titullin me Napolin, që do të fuste në histori atë, duke ia lënë të ardhmen kohës. / Vipsport/