Në kampionatin e fundit të Kosovës, Kastriot Rexha duke luajtur në rradhët e ekipit nënkampion, atij Trepça ’89, ka arritur të shënojë 16 gola duke u renditur I dyti në listën e golashënuesve më të mirë. Vetë ai mendon se këtë shifër mund ta realizojë edhe me Vllazninë. Pikërisht duke parë këtë gjë, drejtuesit e klubit shkodran, edhe për ta motivuar më shumë sulmuesin, I kanë vënë një klauzolë në kontratë, klauzolë e cila është pranuar edhe nga vetë lojtari. Nëse ai shënon 15 gola në kampionatin e ri, do të ketë një bonus në kontratë. Nuk bëhet e ditur saktësisht shuma e këtij bonusi por gjasat janë që të jetë një shifër diku rreth 5 mijë eurosh më tepër nga sa ka firmosur në kontratë fillimisht.Sulmuesi Rexha nga ana e tij e ka quajtur prestixh veshjen e faneles se Vllaznise, te cilen e ka cilesuar si nder ekipet me te mira shqiptare. Para mediave sulmuesi ka premtuar gola, me synimin te ndihmoje Vllaznine te fitoje trofe. Tashme mbetet te shohim se çfare do beje ai.
www.shkodrasport.com