Klevis Dalipi ishte një pretendent për të marrë drejtimin e Partizanit në këtë sezon, por të kuqtë preferuan Skënder Gegën. Por ai qëndroi pjesë e klubit duke kaluar në drejtimin e ekipit U19.

“Pritshmëria ime është më lart, por duke qëndruar në strukturat e klubit kemi bërë një punë shumë të mirë që të rinjtë të jenë e ardhmja e klubit dhe të mos shpenzohen para për të shkuar e kërkuar lojatrë jashtë.

Më vjen keq një humbje me Skënderbeun se ishin minuta të mira. Kur u shfaqën shumë rrezikshëm, mund të ndryshonte fati i ndeshjes, nuk ia dolën dhe pësuan një gol për një pavëmendje që humbën pikë. Në Kamëz pashë Partizanin që dha gjithçka.

Hebaj kishte pritshmërinë e duhur, ai duhet të reagojë se është pika e referimit e Partizanit. Po i jepet mundësia e besimi, duhet të shfrytëzojë këtë mundësi të artë.

Mala është një nga lojtarët që ka spikatur këto javë dhe është lojtar për t’u admiruar se ndihmon fazën mbrojtëse e sulmuese.

Partizani është gjithmonë për titull. Këtë vit jemi shumë të kujdesshëm dhe pikët në fillim të japin më shumë kohë që të punojmë me manovrat sulmuese e mbrojtëse”, tha Dalipi./vipsport/