Ish-sulmuesi i Tottenham, Jurgen Klinsmann, i ka bërë thirrje Gareth Bale që të kthehet te Spurs.
Sulmuesi i Real Madrid nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Zidane dhe ka bërë të ditur se është gati t’i kalojë dy vitet e fundit të kontratës që ka me mardrilenët edhe pa luajtur.
Klinsmann ka thënë për talkSport:
“Qëndrimi në stol është ndëshkimi më i keq për një lojtar. Gjëja më e rëndësishme për çdo futbollist është të jetë në fushën e lojës. Kur kjo nuk ndodh, atëherë duhet të mendosh për t’u larguar”.
“Si tifoz i Tottenham-it, do të doja që ai të kthehej. Ne do ta adhuronim një lojtar si ai javë pas jave në televizor”.