Per tre dite me rradhe ne qytetin e Vlores eshte zhvilluar kampionati kombetar i boksit per paraterinj. Ne te kane marre pjese sportistet e te gjithe ekipeve te vendit.
Vllaznia nderkohe eshte perfaqesuar ne kete kampionat me vetem nje boksier. Trajneri Klaudio Çekini pa patur me vete sportistin Klodian Dodaj i cili ka konkurruar ne peshen 81 kg.
Ai ka zhvilluar 3 ndeshje ku i ka fituar te gjitha duke u shpallur Kampion ne kete peshe. Paraqitjet e tij kane qene shume te mira ne kete kampionat duke dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj rivaleve te tij ne ring.
Jo me kot Dodaj ne fund eshte vleresuar edhe si boksieri me luftarak i kampionatit. Duket se kemi te bejme me nje boksier te perspektives dhe Vllaznia ne kete menyre ka fituar nje sportist per te ardhmen e saj.
www.shkodrasport.com