Ka luajtur me te dyja skuadra si futbollist dhe deshira e tij e madhe eshte edhe t’i drejtoje nga pankina, por per momentin kjo deshire ende nuk i eshte realizuar. E kemi fjalen per Klodian Duron. Ish- lojtari i kombetares shqiptare eshte nje ndjekes i rregullt i kampionatit te Superiores dhe si rrjedhoje mund edhe te gjykoje rreth ndeshjeve te tij.
Ai se fundi ka folur per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me perballjen e se dieles ne “Elbasan Arena” ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise teksa shprehet se mes tyre nuk ka shume diferenca.
“Padyshim që kjo është kryendeshja e kësaj jave dhe më bëhet qejfi që edhe Elbasani është kthyer në Superiore. Vllaznia dhe Elbasani janë dy ndër ekipet më të mëdha në vend. Ku kanë fituar Kupa dhe kampionate, apo kanë dhuruar edhe futbollistë që jo vetëm kanë shkëlqyer në kampionat, por edhe me Kombëtaren shqiptare.
Jam i bindur që do jetë një ndeshje për t’u shijuar nga të gjithë. E po ashtu bukurinë do ia shtojë edhe tifozëria e dy skuadrave, që janë ndër më të zjarrtat në vend. Personalisht pres një ndeshje me të vërtetë të bukur. Prandaj edhe bukuria e këtij kampionati është shtuar sepse kthehet edhe kjo klasike, Elbasani- Vllaznia”.