Pak dite me pare deklaroi ne “Star Sport” Klodian Duro se “shpallja kampione e Vllaznisë është një lojë fëmijësh për mua. Të jem unë trajner nesër, në maj ajo është kampione”. Nje deklarate qe padyshim u prit mire pergjithesisht nga shumica e tifozeve shkodrane te cileve u intereson shpallja kampione e skuadres se tyre. Por nga ana tjeter, nje pjese e opinionit ishin disi kunder ketyre fjaleve te ish- futbollistit te njohur sepse nuk eshte e lehte ta shpallesh kampion Vllaznine.

Por duket se Duro e ka marre shume seriozisht idene e drejtimit te Vllaznise dhe pse jo, ai pret qe Brdariçit “t’i rreshqase kemba” dhe ai te jete ne tavoolinen e presidentit Xhaferi si njera prej kandidaturave me serioze per ta zevendesuar ate.

Mbase edhe per kete, ai ka qene i pranishem ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen Vllaznia- Partizani javen e kaluar, madje ka qene edhe dje ne Lushnje per ndeshjen ndaj Tirana- Vllaznia nga tribuna e “Roza Haxhiut”.

Me shume siguri, Klodian Duro nuk do t’i kete pare ne stadium dy ndeshje rradhazi te Vllaznise qe prej periudhes kur ka qene futbollist i saj. E beri ne keto dy te fundit dhe mbase kjo mund ta kete nje arsye./www.shkodrasport.com/