Trajneri Klodian Duro foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur deri duka nga loja e skuadrës së tij pavarësisht rezultatit.
Skuadra iu imponua kundërshtarit. Si ndihesh pas këtij 90 minutësh?
Ishte një ndeshje shumë e luftuar, një ndeshje mes 2 ekipesh të barabarta si në nivel ashtu edhe në mënyrën e lojës. Zhvilluam një lojë relativisht të mirë. Në momentet e pësimit të golit duhet të luanim 11 me 11 dhe jo 11 me 10.
Rasti i humbur i Plakut?
Ekipet e kishin vlerësuar takimin drejt. Kukësi kërkoi të fitonte ndeshjen dhe e fitoi me meritë. U treguan më të vendosur dhe këmbëngulës.
Sulmuesit nuk ishin në ditën më të mirë, apo s’i la Kukësi të luanin siç duhej?
Të dyja bashkë. Luajtëm me të njëjtin formacion si ndaj Kastriotit. Bëmë një ndeshje të mirë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ndihesh keq kur pëson një gol të tillë. Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të urojë ekipin kundërshtar. Megjithate te jeni te bindur se edhe Kamza do te jete nje faktor i rendesishem i kampionatit.
Pozicioni i Plakut në fushë, ndoshta është pak larg portës?
Mund të jetë edhe kështu. Sebino e ka treguar veten që ka luajtur shumë mirë si sulmues i parë ashtu edhe i dytë. Me të gjithë mënyrën e lojës, është përgjigjur mirë dhe në atë pozicion. Me Kastriotin ishte një nga më të mirët në fushë. Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan.
Sot është një ndeshje tjetër, unë jam i sigurt që ai do të dalë shumë shpejt te goli. Ka merita edhe ekipi kundërshtar, ka një mbrojtje me eksperiencë. Ky është futbolli, përplasen dy ekipe dhe ne fund fiton një skuadër. Futbollistët dhanë më të mirën e tyre. Ne u munduam të riktheheshim, ndoshta do kemi ndeshje të tjera ku ne do kemi mundësi ta gjejmë më lehtë golin.
Ndryshimet taktike erdhën me shumë forcë. Çfarë mendoni se nuk shkonte?
Realisht dua të them, ne provuam gjithçka. Provuam me 4-4-2 romb. Ekipi shprehet shumë mirë. Me zhvillimin e lojës dhe duke parë që Rolovicc kishte 3 mundësi ku u gjend 3 herë në pozicion jashtë lojë. Unë kërkoj që futbollistët të dalin lehtësisht te porta. Po nuk shënove ndoshta do të pësosh. Më vjen keq që mbrojtësi Teqja nuk ishte në fushë në ato momente për shkak të dëmtimit.