Klodian Duro nuk është më trajner i Feornikelit. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi dardan, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjithçka ka ndodhur pas humbjes së ditës së sotme 3-1 me Dritën, në ndeshjen e vlefshme për Superligën.

Ekipi që drejtohej nga Duro po bën një sezon jo pozitiv, teksa në 5 takimet e fundit numëron 4 humbje dhe vetëm një barazim. Feronikeli rrezikon rënien një Kategori më poshtë, teksa renditet në vendin e shtatë.

Postimi:

Komunikatë për media

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që me marrëveshje të përbashkët, ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani